Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prrenjas.
Mësohet se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësore, e identifikuar si Qamile Hana.
Bëhet me dije se mjeti drejtohej nga shtetasja Ana Laçka, e cila është ndaluar nga policia.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes së aksidentit fatal.





