Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd.

Një mjeti tip Benz që ishte nisur nga Tirana ka përplasur për vdekje një këmbësor, ende i paidentifikuar.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë errësirës në rrugë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 21.12.2021, rreth orës 05 : 30., në aksin Prrenjas – Librazhd, vëndi Prrenjas Fshat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.