Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12.35. Një makinë ka përplasur për vdekje një të mitur në rrugën dytësore në Marikaj.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi me iniciale N.A. duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përpëlasur të miturin O.K, ndërsa makina ka përfunduar jashtë rrugë në një kanal.
I mituri është transportuar menjëherë në spital, ku edhe ka gjetur vdekjen.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisiariat drejtuesin e automjetit.





