Një shtetas 72-vjeçar ka ndërruar jetën ditën e sotme pasi është goditur nga një automjet në aksin nacional Berat-Lushnje, ndërsa drejtuesi e mjetit është larguar nga vendngjarja.
Viktima është identifikuar të jetë Idajet Çobo, ndërsa policia është vendosur në punë për të identifikuar autorin dhe për ta arrestuar.
Trupi i pajetë i viktimës Çobo është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do ti nënshtrohet auropsisë mjeko-ligjore.





