Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot në Elbasan, por një prej tyre fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital. Bëhet fjalë për 20-vjeçaren me iniciale K.H.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik- Gostimë në afërsi të fshatit Shtermen, ku u përplasën dy makina njëra tip “Volkswagen” me targa AA 015 MR dhe tjetra tip “Ford” me targa AA 123 BE.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia, por gjithsesi policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe procedurale.





