Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas.

Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar, nga të cilat një vajzë është në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.