Tre persona kanë humbur jetën, mes tyre një i mitur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobolistik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.

Mësohet se viktimat janë anëtarë të një familje dhe po udhëtonin me makinën tip Toyota me targa greke kur u përplasën nga pas nga një automjet tjetër tip Audi. Për pasojë, 3 persona që udhëtonin me makinën Toyota me targa greke humbën jetën.

“Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota”. Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.”, njofton paraprakisht policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur