Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mesditen e sotme në Tiranë, në zonën e Kombinatit.

Sipas njoftimit të policisë makina është përplasur me motorin e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, ndërsa me dëmtime më të lehta është pasagjeri.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 27.09.2017, rreth orës 14:47, ne Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një motorr të përplasur me një mjet në kryqëzimin e rrugës “Ali Jegeni” me rrugën “Konferenca e Pezës”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambaulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në kryqëzimin e rrugës “Ali Jegeni” me rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti motorr tip “Yamaha” (me drejtues shtetasin V.K., 28 vjeç dhe pasagjer shtetasin R.T., 27 vjeç) është përplasur me mjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin A.Gj., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri në mjetin tip motorr shtetasi R.T., 27 vjeç i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.