Aksident në lagjen “Dobraç”, në dalje të qytetit të Shkodrës.

Sipas burimeve mësohet se një automjet me dy persona është përplasur me murin anësor të rrugës dhe për pasojë është përmbysur.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca që ka transportuar drejtuesin e mjetit dhe një pasagjer për në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.