Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dushaj të Tropojës. Një furgon që transportonte punëtorë të HEC-it në Fierzë është përplasur dhe për pasojë janë shënuar viktima dhe të plagosur.
Mësohet se ka humbur jetën në vend një punëtor, ndërkohë që disa të tjerë kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet rreth aksidenit.





