Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari ka ndodhur sot në Durrës.
Rreth orës 10:00, te mbikalimi i Shën Vlashit, Durrës, shtetasi Sh.Z., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga.
Menjëherë ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht ka ndërruar jetë
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





