Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Shijak.
Viktima i identifikuar si shtetasi B.B. po drejtonte një motomjet, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





