Një djalë 23 vjeç dhe një vajzë 20 vjeçe, kanë humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një aksident në Milano, pasi motori me të cilën udhëtonin u përplas me një taksi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në Viale Mugello, ku motori dhe taksia u përplasën me forcë. Si pasojë, dy të rinjtë që ndodheshin në motoçikletë humbën jetën në vendngjarje.
Sipas hetimeve fillestare të policisë lokale, motoçikleta po lëvizte përgjatë Viale Campania nga drejtimi i Piazza Piola.
Në kryqëzim, mjeti dyshohet se ka kaluar me semafor të kuq dhe është përplasur me një taksi që po udhëtonte drejt periferisë.
Shoferi i taksisë, 61 vjeç, mbeti i plagosur pas përmbysjes së automjetit dhe u transportua me urgjencë në spital.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën e aksidentit.





