Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Berat-Dimal. Sipas informacioneve praprake mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Burime për mediat bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri i cili ndodhet në automjet në momentin e aksidentit.
Personat e plagosur janë Fabjan Xhaferri i cili kishte në dorë drejtimin e mjetit, ndërsa Aleks Prifti ishte pasagjer.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, për zbardhjen e plotë të aksidentit. Në vijim priten më tepër detaje.





