Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kafaraj në Fier.

Mësohet se një motor ka përplasur një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vend, ndërsa drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Paraprakisht dyshohet se motori ka qenë me shpejtësi të madhe dhe është ndarë në dy pjesë.

Viktima është identifikuar si Qerim Troka, 67 vjeç. Ndërsa drejtuesi i motorit sipas policisë është Hektor Mustafaj nga Vlora, 46 vjeç

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:10, në fshatin Kafaraj, shtetasi H. M., 46 vjeç, banues në Vlorë,  duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Q. T., 67 vjeç, banues në Adë, Fier.

Drejtuesi i motomjetit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.