Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Berat-Lushnjë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 4 pranë fshatit Fier-Shegan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një automjet tip Toyota RAV4 ku udhëtonin 5 persona dhe një mjet tip Smart.
Të dy mjetet të cilët udhëtonin në kahe të ndryshme janë goditur me njëra-tjetrën në pjesët anësore ku me pas kanë përfunduar në kanale.
Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për nxjerrjen e personave që ndodheshin në automjete.
Nga ky aksident pasagjerët kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa një grua rreth të 50-ve ka marrë dëmtime më shumë, por jashtë rrezikut për jetën.
Të 5 personat që udhëtonin me mjetin tip Toyota ishin duke u kthyer nga një dasmë. Ekspertët të policisë rrugore nisën hetimet e shkaqeve të aksidentit duke marrë në pyetje dy drejtuesit e tyre.