Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie.

Sipas informacioneve paraprake, dy mjete, një BMW dhe një “Audi” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e një prej shoferëve, të identifikuar si Aurel Cipi.

Ndërkohë, drejtuesi i “Audi-t” mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e përplasjes fatale të automjeteve, ndërkohë që pritet hetimi nga grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. C.,është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin K. L.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit tip “BMW”, shtetasi A. C., dhe ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Audi” shtetasi K. L., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.