Një aksident i trefishtë raportohet të jetë shkaktuar në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur në krye të Qafë Plloçës ndërsa në të janë përfshirë 3 mjete.

Fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në njerëz por ka dëme të shumta materiale.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur nga shpejtësia tej normave të lejuara dhe manovrës së gabuar.