LAÇ, 18 maj 2013- Aksident i rëndë në aksin Lac-Mamurras, 1 person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, kur automjeti tip Fiat “Punto” me targa AA 484 BP, me drejtues shtetasin Sander Hilaj, duke lëvizur në superstradë në drejtimin Laç – Mamurras, është përplasur me automjetin Wolsvagen “Pasat” me targe AA 593 BP, me drejtues shtetasin Anton Gjoka, banues ne Mirdite, i cili udhëtonte në të njëjtin drejtim. 

Për pasojë dy mjetet kanë dalë nga rruga, dhe automjeti ‘Fiat Punto’ është përplasur me një mur ndarës të një karburanti dhe më pas është përplasur me automjetin ‘Furgon Sprinter’ me targa TR 5482 K, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës. Nga përplasja e fortë ka humbur jetën 47-vjecari Aleks Pula dhe janë plagosur Sandër Hilaj, Mark Simoni, Marije Simoni dhe Anton Gjoka.