Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku dy makina raportohet se janë përplasur.

Mësohet se një person ka mbetur i bllokuar në një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Makina ku ndodhet i plagosuri është shkatërruar nga përplasja, ndërsa policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë është kërkuar ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë të plagosurin nga makina.