Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Librazhd–Elbasan, në zonën e Tunelit të Murrashit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Nga të dhënat paraprake nga vendi i ngjarjes tregojnë se drejtuesi i mjetit dyshohet të ketë humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ndërsa shpejtësia e lartë mendohet të ketë qenë një nga faktorët kryesorë të aksidentit.
Si pasojë, disa persona kanë mbetur të plagosur. Ekipet e urgjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë më të specializuar.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të dokumentuar çdo rrethanë që lidhet me ngjarjen.





