Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë, ku një motor i ka rënë nga pas një mjeti ‘Benz’.

Mësohet se si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit motor, i cili po transportohet me urgjencë drejt spitalit.

Policia ka ndaluar përkohësisht drejtuesin e mjetit tip Benz, deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.