Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në rreth-rrotullimin e TEG, në autostradën Tiranë-Elbasan.

Një automjet është rrëzuar nga mbikalimi duke rënë nga disa metra lartësi.

Mësohet se automjeti tip Audi po vinte me shpejtësi shumë të madhe nga zona e Farkës, kur ka çarë rrethimin e rrugës dhe ka fluturuar disa metra poshtë, duke aksidentuar edhe një automjet tjetër.

Paraprakisht dyshohet se një femër ka humbur jetën, ndërsa automjetet kanë pësuar dëme të shumta.