Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë – Durrës, pranë një qendre tregtare.
Mësohet se dy makina janë përfshirë në aksident, njëra prej të cilave ka përfunduar e kthyer përmbys në mes të autostradës.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Policia Rrugore, që po përpiqet të normalizojë trafikun e rënduar.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkakun e aksidentit.