Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Urës së Shkozetit, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një ciklomotor.
Si pasojë, ciklomotori është përmbysur në rrugë dhe raportohet se është plagosur çifti që po udhëtonte në të.
Mësohet se burrë e grua po transportonin në ciklomotor thasë me veshje të përdorura, një pjesë e të cilave janë shpërndarë në autostradë.
Burrë e grua janë transportuar në spital, teksa raportohet se gruaja ndodhet në gjendje më të rënduar.
Operatori Denis Simaku sjell pamjet nga vendi i ngjarjes për “DurrësLajm“.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.





