Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës–Tiranë, një kamion me targa të Kosovës ka përplasur një automjet mbrëmjen e sotme, duke e hedhur atë në kanalin anësor të rrugës.

Nga përplasja janë shënuar dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.