Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Dushk, ku dy automjete, njëri tip fuoristradë me targa AB 261OG Kia është përplasur me një kamionçinë me targa AB 968 FS.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë gjatë parakalimit dhe është përplasur me kamionçinën. Përplasja ka qenë e fortë dhe kamionçina ka dalë nga rruga.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer të cilët po marrin trajtim shëndetësor në spitalin rajonal të Lushnjës.

Policia është në vendngjarje dhe po heton rrethanat.