Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një mjet fuoristradë është përplasur me 3 makina dhe një biçikletë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në bulevardin e qytetit. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se shtetasi Ardian Rika, 35 vjeç, që po lëvizte me biçikletë ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Ai është përplasur nga një makinë, drejtuesi i së cilës, me iniciale A.S., më pas është larguar nga vendngjarja, duke lënë aty automjetin.
Drejtuesi i mjetit tip “Range Rover” me targë AA 404 PD, është në kërkim nga policia.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.





