Aksident i rëndë është rregjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Policia bën me dije, se drejtuesi i mjetit 20 vjeçar ka përplasur këmbësorin në rrugën “Martin Camaj”.

“Rreth orës 18:25, në rrugën “Martin Camaj”, një automjet me drejtues shtetasin E. L., 20 vjeç, ka përplasur një këmbësor, shtetasin Y. K., 69 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 69-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.”.