Një automjet tip Volksvagen është përfshirë pak minuta më parë në një aksident të rëndë në Durrës, në zonën e Shkozetit.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda ambienteve të një biznesi.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.