Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në Durrës.

Rreth orës 19:30 në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar drejtuesja e një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën ndarëse.

Si pasojë e përplasjes, automjeti është kthyer përmbys në rrugë, gjë që solli edhe rëndimin e trafikut për disa minuta.

Burime nga blutë e Durrësit konfirmojnë për “DurrësLajm” se 2 persona që ndodheshin në automjet kanë mbetur të lënduar. Momentalisht ata ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: