Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, te ‘Sektor Rinia-Shenavlash’.

Për shkak të humbjes së kontrollit të mjetit, drejtusi ka përpalsur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policise:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Sektor Rini-Shenavlash”, një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.