Një qytetar që po lëvizte me biçikletë i ka rënë të fikët në rrugë.
Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit, afër kishës katolike në unazën e Durrësit.
Me të marrë njoftimin, në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa personi është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen arsyet pse të aksidentuarit i humbën ndjenjat.