Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Një trajler, që vinte në drejtim të Durrësit, në limitet e shpejtësisë ka tejkaluar trafik-ndarësen dhe ka përfunduar në krahun e kundërt të autostradës.
Si pasojë e aksidentit, njëri sens i lëvizjes në autostradë është i bllokuar, ndërsa burime nga blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije për “DurrësLajm” se nuk ka persona të lënduar.





