Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pak minuta më parë në Durrës.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.15 të qytetit, në aksin rrugor Plepa-Shkozet.

Një 64-vjeçar, që udhëtonte me një motomjet, ka humbur kontrollin mbi motorin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes me asfaltin e trotuarit, i moshuari ka humbur jetën në vend.

Siç duket në pamja e sjella për “DurrësLajm” nga Denis Simaku, në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe: