DURRËS,6 gusht 2013 – Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Durrës, ku një fëmijë 10- vjeçar ka humbur jetën. 

Mësohet se në aksident është plagosur rëndë edhe babai i fëmijës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Piezë të Durrësit, ndërsa babë e bir udhëtonin në mjetin që është përplasur me një shtyllë betoni. 
Policia bën me dije se automjeti tip 'Benz' udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit, në rrugën e vjetër. Shkak për aksidentin sipas tyre është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte mjeti. 
Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa ka shkatërruar mjetin, ndërsa djali 10-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 
Blutë e Durrësit bëjnë me dije se, trupin e drejtuesit të mjetit, i cili ishte rreth 30-vjeç, e kanë nxjerrë me vështirësi nga makina. Është dashur rreth 30 minuta që ta lëviznin nga vendi, duke sharruar derën kryesore. 
Dy autoambulanca më pas kanë transportuar trupin e të atit në spitalin e Durrësit, ndërsa atë të djalit të tij në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

/balkanweb/