Një trajler i ngarkuar me skrap është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cërrik.

Automjeti tip trajler pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes është përmbysur mbi një autoveturë.

Ende nuk dihen saktë pasojat e këtij aksidenti të rëndë.

Paraprakisht dyshohet për të plagosur, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për largimin e trajlerit nga rruga dhe nxjerrjen e personave nga autovetura që mbeti poshtë automjetit të tonazhit të rëndë.