Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, me pasojë dy viktima.
Dy makina një tip “Benz'” dhe një tip “Volkswagen” janë aksidentuar duke shkaktuar 2 viktima dhe 2 të plagosura.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit të Krrabës, ku “Benz”-i i ka rënë nga pas makinës “Volkswagen”, në të cilën udhëtonin 4 vajza.
Policia informon se si pasojë, kanë ndërruar jetë 2 pasagjere. Mësohet se viktimat janë 23 dhe 21 vjeçe.
Edhe vajzat e plagosura janë në gjendje kritike për jetën.
Njëra prej tyre është nisur për një ndërhyrje të specializuar në Spitalin e Traumës.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilat ishin të bllokuara, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.





