Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se një 8-vjeçare ka humbur jetën, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, që mori me makinë nga një shofer 8-vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit.

Një 18-vjeçar me inicialet G. Gj ka përplasur të miturën me origjinë nga Sllovakia.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Informacion paraprak/ Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia.
Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.