Një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Greqi.

Sipas mediave greke, 29-vjeçari u përfshi në një aksident natën e kaluar. Viktima është identifikuar si  Enkeled Biba nga Lezha.

Aksidenti ndodhi në aksin Sisiou – Agiou Nikolaou, në kryqezimin e Milatou në Kretë.

Raportohet se i riu shqiptar humbi drejtimin e mjetit, dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e trupit të 29-vjeçarit, i cili prej disa vitesh jetonte në Kretë.