Një shqiptar është plagosur rëndë ndërsa pasagjeri ka ndërruar jetë në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fi-Pi-Li në Montopoli të Italisë.
Mësohet se një automjet i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar u përplas me një kamion, ndërsa nuk bëhen me dije të tjera të dhëna rreth identitetit të viktimës.
Mediat italiane shkruajnë se automjeti tip Fiat i drejtuar nga 22-vjeçari humbi kontrollin, dyshohet për shkak të lagështirës në rrugë, dhe u përplas në pjesën e prapme të kamionit.
Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur tërësisht dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti.





