Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një gruaje shqiptare, ndërsa ka lënë të plagosur bashkëshortin e saj, i cili po lufton për jetën.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e së mërkurës rreth orës 10:30 në Pieve San Giacomo, në provincën e Cremona-s të Italisë, ku u përplasën dy mjete, makina me të cilën udhëtonte çifti dhe një kamion Scania. Për pasojë automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
Fatkeqësisht për shqiptaren 35-vjeçare, të identifikuar nga mediat fqinje si Amantia Sula, nuk mund të bëhej asgjë, e cila kishte ndërruar jetë menjëherë. Ndërsa bashkëshorti i saj, gjithashtu 35-vjeçar u transportua me urgjencë në spital, ku po lufton për jetën.
Sipas medieve italiane, burri i të ndjerës, Claudio de Leporini është komandant i njësisë investigative të karabinierëve të Cremona-s.
Çifti mësohet se ka edhe një vajzë 7-vjeçare.





