Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kosovë, fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një e mitur, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja u raportua rreth orës 17:00, sipas policisë së Kosovës dhe në aksident është përfshirë një automjet.

Ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend, ndërsa të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.