Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari, ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku dy u përplasën dy automjete.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në mbrëmjen e së hënës, ku si pasojë e dëmtimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë shtetasi Elinor Tusha, rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit Gentjan Xhaferri.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Elinor Tusha rreth 25 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi Gentjan Xhaferri.

Gjithashtu, drejtuesi i mjetit Gentjan Xhaferri 23 vjeç, dhe pasagjeri tjetër Leandro Fufi 23 vjeç, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tjetër Aron Zymaj është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.