Një i moshuar është goditur pak minuta më parë, ndërsa po kalonte te vijat e bardha në lagjen nr.1 në Durrës.

Aksidenti i rëndë është regjistruar në kryqëzimin pranë Kolegjit Amerikan dhe Mureve Rrethuese të qytetit.

Dëshmitarë në vendngjarje konfirmojnë për “DurrësLajm” se automjeti tip “Audi” ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe e ka goditur të moshuarin, ndërsa ky i fundit po kalonte nga një trotuar në tjetrin.

Nuk dihet ende gjendja e të moshuarit që është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.