Një nga 6 të plagosurit në aksin nacional Pogradec-Lin gjatë pasdites së sotme është nisur drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të Pojskës, ku tre automjete u përplasën mes tyre duke lënë të plagosur 6 persona.

Të plagosur kanë mbetur:

-Rudolf Hysenllari
-Kristi Bice
-Fatmir Muhaj
-Nafize Hatroçi
-Mynyr Hatroçi
-Klodiana Hatroçi

“Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P.

Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore,” njoftoi policia.

Shkaqet e aksidentit dyshohet të jenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, si edhe shpejtësia e lartë, ku për shkak të rreshjeve ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit xhip.