Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në fshatin Çukas të Lushnjes.

Viktima është 63-vjeçari Namik Halili nga Durrësi.

Në momentin e ngjarjes, 63-vjeçari ka qenë duke mbledhur bar dhe kur do të kalonte rrugën ka qenë i ngarkuar me një deng bari dhe është përplasur.

Policia ka identifikuar edhe shoferin që e ka përplasur. Ai u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.