Dy viktima është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor në Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy gra, të cilat ndodheshin në automjet.
Viktimat janë identifikuar si Mirela Haskon dhe Florije Xhepa, rreth 50 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor.





