Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e plazhit në Durrës, tek zona e njohur si pallati i arabit. Shoferi i një automjeti tip HYUNDAI-TERRACAN, pasi ngriti në ajër një fëmijë të vogël u fut mes përmes një lokali duke tmerruar klientët dhe personelin.

Sipas dëshmitarëve, si pasojë e përplasjes fëmija theu këmbën ndërsa dhjetëra klientë të lokalit panë tmerr me sy. Dyshohet se shoferi i fuoristradës ka qenë në gjendje të dehur.

Fotot e publikuara nga JOQ tregojnë përmasat e frikshme të këtij aksidenti të regjistruar në sektorin Iliria, të plazhit të Durrësit.

Sipas informacioneve të para, mjeti është në pronësi të Drejtorisë së Përgithshme të Doganave.