Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpces. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se dy prej të plagosurve do të transportohen me helikopter drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rëndë.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa qarkullimi i mjeteve ka qenë përkohësisht i bllokuar.